Avicena ofron shërbimin e shitjes dhe të distribucionit për partneret e saj strategjikë
Distribucioni në farmaceutikë është ndërmjetësi kryesor në zinxhirin e furnizimit të tregut të barnave drejt konsumatorit final. Avicena luan një rol të rëndësishëm për ofrimin e shërbimit të shitjes dhe distribucionit në territorin vendas duke mundësuar produkte me origjinë të garantuar nga partnerët e saj ndërkombëtarë.
Ruajta, magazinimi dhe transporti deri në piken fundore të shitjes është sfida e çdo kompanie distribucioni dhe këtë, ne si Avicena e ofrojmë sipas standardeve të kërkuara nga Glaxo.
Manaxhimi i zinxhirit në secilën hallkë nga ekipi jonë i shitjes është një pikë e fortë që na diferencon.