Avicena është një ndër kompanitë e para në vendin tonë me fokus importin dhe distribucionin e barnave prej vitit 1992.
Kompania ka nisur punën në një terren të vështirë dhe me sfida të shumta për fushën e farmaceutikës, por falë punës çdo ditë me përkushtim dhe profesionalizëm ka arritur të konsolidohet dhe të vlerësohet nga parterët e saj për seriozitetin e treguar në gjithë këto vite.
Zinxhiri i ekipit në Avicena, punon çdo ditë për një manaxhim efektiv të kërkesave të bashkëpunëtorëve dhe për të siguruar shpërndarjen e barnave në kohë dhe në kushte të sigurta.